MENU
klinika

Profil/ Caio Mussolini

Një pasardhës i Musolinit në BE?

21.04.2019 - 10:41

Udhëheqësi fashist Benito Mussolini erdhi në pushtet në Itali në vitet 1920 dhe e udhëhoqi vendin për dy dekada derisa u rrëzua në 1943.

Tani tre nga pasardhësit e tij i janë futur politikës. Ai që ka tërheq më tepër vëmendje është stërnipi i udhëheqësit famëkeq që ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet europiane.

Mediat italiane raportojnë se 51-vjeçari Kaio Xhulio Çesare Musolini do të garojë nën siglën e partisë së vogël ultradjathtiste “Vëllezërit e Italisë”.

Caio Mussolini, 51 vjeç, ishte një oficer detar për 15 vjet, pastaj punoi si ekzekutiv në kontraktorin më të madh italian të mbrojtjes Finmeccanica para se të kthehej në politikë.

Emri i tij përkthehet nga italishtja si Gaius Julius Caesar, emri i plotë i perandorit të Romës së lashtë.

Giorgia Meloni, kryetarja e Partisë Vëllezërit e Italisë, njoftoi kandidaturën e Musolinit gjatë fundjavës. “Ai është një profesionist, një ushtarak, një patriot”, tha Meloni.

Caio Mussolini i tha gazetës së djathtë Libero se “kurrë nuk do të turpërohesha nga familja ime”. Ai mohoi se është një fashist dhe tha se “fashizmi vdiq me Benito Mussolini”.

“Unë shoh rreziqe të tjera: policia e mendimit, globalizmi, diktatura e korrektësisë politike, imigracioni i pakontrolluar, disa grupe të vogla financiare që kontrollojnë gjithçka, ekstremizëm islamik”, tha Caio Mussolini për Libero.

Mussolini erdhi në pushtet në 1922 dhe u përpoq të rikrijonte një perandori romake me koloni në Libi dhe Etiopi, por ai u bashkua me Adolf Hitlerin në vitin 1939 dhe e çoi vendin e tij në një luftë katastrofike, e cila përfundoi me trupat aleate që pushtuan Italinë.

Il Duce u rrëzua në vitin 1943, por më pas formoi Republikën e Salo-s dhe luftonte deri në prill të vitit 1945, kur u kap dhe u ekzekutua.

Partitë jofashiste kanë mbetur pjesë e peizazhit politik të pasluftës italiane, edhe pse mbështetja apo promovimi i fashizmit u bë krim.