04.04.2019 - 11:25
“BBC Studios” ka dhënë “ok”-in për prodhimin e një mini seriali televiziv të përqëndruar te ditët e fundit të jetës së Marilyn Monroe.
Projekti mban firmën e Dan Sefton dhe Simon Lupton dhe do të bazohet në librin e Keith Badman “The Last Years of Marilyn Monroe: The Shocking True Story”.
Aktorja, që ndërroi jetë në vitin 1962, në moshën 36-vjeçare, mbetet ende një ikonë stili e adhuruar nga të gjithë dhe kudo.
Producentët thanë se seriali do të tregojë për periudhën ku sjellja e saj u bë gjithnjë e më e çrregullt; varësia nga alkooli dhe ilaçet, që ndikuan në shkatërrimin e karrierës së saj, duke e çuar deri drejt vdekjes.