Kompania finlandeze Nokia njoftoi se humbjet e tremujorit të parë për shkak të vonesave të nisjes për rrjetet 5G kishin qenë 442 milionë euro, krahasuar me humbjen neto prej 354 milionë euro në të njëjtën periudhë të aktivitetit të vitit të kaluar.
Shitjet neto u rritën me 2% në baza vjetore dhe arritën vlerën 5 miliardë euro.
Sipas drejtuesit Rajeev Suri, kompania priste që periudha janar-mars të ishte “një tremujor i dobët”.
‘’Nokia pret përmirësime në tremujorët e ardhshëm”, shtoi ai.
Pas shitjes së biznesit të laptopëve me humbje në 2014 gjigantit amerikan Microsoft, kompania finlandeze tha se do të fokusohet në ofrimin e softuerëve dhe shërbimeve për infrastrukturën me përhapje të gjerë.