MENU
klinika

Akuzohej për përdhunim

Nuk i duroi akuzat, këngëtari i njohur u vetvar

03.04.2019 - 18:41

Këngëtari i famshëm meksikan, Armando Vega Hil, është gjetur pa jetë në shtëpinë e tij. Sipas policise vendase 63-vjeçari ka lidhur një litar në fyt dhe ka mbytur veten pasi u akuzua publikisht në Twitter se kishte përdhunuar një vajzë 13-vjeçare.

Sipas New York Times, Armando Vega shkroi një letër vetëvrasje teksa sqaron pafajsinë e tij:

Këto akuza nuk janë të vërteta. Nuk duroj gjëra të tilla. Vetvrasja ime nuk është një akt që me bën të dukem si fajtor, por është një shprehje ekstreme e pafajësisë time”.

Autoritetet vendase nuk e kishin verifikuar ende nëse akuzat për përdhunim ishin të vërteta por mesa duket akuzat e shpërndara me shpejtësi në rrjete sociale dhe portale e çuan këngëtarin në marrjen e vendimit tragjik.

Armando Vega ishte themeluesi i bandës rock të Botellita de Jerez që u krijua në vitet 1980 dhe vazhdonte të jepte koncerte në Meksikë dhe Amerikë, si një nga grupet më legjendare.