MENU
klinika

"O moj Shqypni e mjera Shqypni"

Pashko Vasa thërret edhe pas 140 vjetësh

11.04.2019 - 16:00

Të dridhet mishi kur shikon që edhe pas 140 vjetësh, fjalët e Pashko Vasës zënë ende vend në realitetin e sotëm…

 

 

“O moj Shqypni” është poezi me 72 vargje e shkruar nga Pashko Vasa, rreth vitit 1878–1880. Poezia konsiderohet si një nga punët më të rëndësishme të shekullit 19-të të letërsisë shqipe.

Një nga vargjet e tij, Pashko Vasa ka shkruar “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, që u bë moto e shumë organizatave shqiptare në vazhdimësi.

Poezia është shkruar në shkodranishte dhe u publikua nga gjuhëtari çek Jan Urban Jarník. Poezia është shkruar gjatë themelimit të Lidhjes së Prizrenit.

Vargu “Feja e shqiptarit është shqiptaria” ka qenë motoja e Lidhjes së Prizrenit. Ende sot këto vargje simbolizojnë atdhedashurinë dhe motivimin e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve. Gjatë asamblesë më 1910, orkestra muzikore në Vlorë, ka luajtur muzikë me këto vargje.

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN