MENU
klinika

Njoftimi

Operacioni “Anti Skifter”, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin

28.04.2019 - 12:48

Një 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas një operacioni të koduar “Adriatiku” për llogari të drejtësisë belge.

Policia e Shtetit njofton se është arrestuar shtetasi E.K, 27 vjeç, i cili është prangosur nga policia e Kurbinit dhe Task Forca “Anti Skifter”.

Policia sqaron se ky shtetas është arrestuar për llogari të drejtësisë belge në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë e në qytetet e tjera belge, ku si rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.

Në bazë te informacioneve të marra në rruge operative dhe pas një punë të mirë organizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.04.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në ngarkim të tij “Vjedhje më shumë së njëherë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal”, thuhet në njoftim .