MENU

Zgjedhjet Presidenciale

OSBE ‘zbarkon’ në Maqedoninë e Veriut

12.04.2019 - 20:39

OSBE-ja pritet të dërgojë afro 50 vëzhgues, duke i përfshirë edhe 31 deputetë në vend javën e ardhshme për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit në Maqedoninë Veriore.

Kryesuesi i OSBE-së e emëroi parlamentarin francez Serejn Mauborn koordinator special i cili do ta udhëheqë misionin vëzhgues afatshkurtër të këtij misioni. Parlamentari austriak, Reinhold Lopatka, nga ana tjetër, do ta kryesojë delegacionin e vëzhguesve të OSBE-së.

Këto zgjedhje paraqesin mundësi që votuesit të japin udhëzime për atë që e shohin si qëllime të ardhshme dhe afatgjata të Maqedonisë së Veriut.

Shpresoj se do të vëzhgojmë zgjedhje konkurrente dhe fushatë konstruktive, në pajtim me standardet ndërkombëtare”, tha Mauborn.

Sipas Lopatkas, Maqedonia e Veriut ka mundësi me këto zgjedhje të demonstrojë përkushtim të qartë të proceseve demokratike.

Pres autoritetet dhe kandidatët zgjedhorë ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të sigurojnë zgjedhje të zbatuara mirë të cilat i plotësojnë pritjet ndërkombëtare”, – shtoi Lopatka.