MENU

Video

Parcelë me kanabis në Athinë, arrestohen 4 shqiptarë

14.04.2019 - 09:46

Policia greke ka zbuluar një parcelë me 1000 rrënjë ujore kanabis në qendër të Athinës.

Parcela u gjet në zonën Burnazi, madje mes ndërtesave dhe zonës argëtuese plot me klube e bare. Policët grekë janë shokuar kur kanë hyrë në serat e kanabis, të ngjashme me një mini Amazonë, siç janë shprehur pas operacionit.

Pronarët e parcelës janë 4 shqiptarë, dy 35-vjeçare, një 37 dhe një tjetër 39 vjeç, të cilët u arrestuan gjatë operacionit.

Sipas policisë, shqiptarët kishin krijuar një laborator të plotë, me pajisje moderne dhe çdo aparaturë prodhimi dhe përpunimi ndërsa ishin gati të nxirrnin në treg prodhimin e fundit, me një fitim rreth 1/2 milion euro.

Gjithsej, policia greke sekuestroi 915 fidanë ujorë kanabis 10cm-70 cm; 2 kg e 580 gr kanabis bimore; Laborator me të gjitha pajisjet për mbjelljen, prodhimin, përpunimin e drogës; 4 celularë.

Kostoja e sasisë së kanabisit të sekuestruar llogaritet të tejkalojë 500.000 eurot.