MENU
klinika

Takimi me Kryemadhin

Pas partive të vogla, Soreca “troket” në selinë e LSI

26.04.2019 - 16:45

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi sot rreth orës 15:00 një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Takimi që u zhvillua në selinë e LSI, kishte në fokus situatën politike në vend.

Një ditë më parë, Soreca u takua me drejtuesit e disa prej partive të vogla opozitare, të cilët kërkuan më pas një tryezë dialogu të thirrur nga Presidenti.

Ky i fundit iu përgjigj sot pozitivisht thirrjes dhe i ftoi të ulen së bashku të martën në orën 11:00.