MENU
klinika

Zelanda e Re

Pas sulmit me 49 viktima, miratohet ligji për armët

10.04.2019 - 15:22

Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për të ndaluar të gjitha llojet e armëve gjysmë automatike pas sulmeve të Christchurch.

Ligji për reformën e armëve u miratua pas leximit përfundimtar në parlament. Pritet të bëhet ligj brenda disa ditëve pas marrjes së pëlqimit nga guvernatori i përgjithshëm.

Projektligji i ri është miratuar me 119 vota pro, në më pak se një muaj pasi i dyshuari për kryerjen e vrasjeve, ka sulmuar dy xhamitë më 15 mars, duke lënë të vdekur 50 persona.

Duke mbajtur lotët, Ardern i tha parlamentit të mërkurën se ata ishin atje “për shkak të viktimave dhe familjeve”.

sulmi-ne-zelanden-e-re-konica.al
sulmi-ne-zelanden-e-re-konica.al

“Këto armë u projektuan për të vrarë, dhe kjo është ajo që ata bënë më 15 mars,” tha Ardern deputetëve.

“Gjashtë ditë pas këtij sulmi, ne po shpallim një ndalim për të gjithë gjysmë-automatikat e stilit ushtarak (MSSA) dhe pushkët e sulmit në Zelandën e Re,” tha Ardern në një konferencë shtypi muajin e kaluar.

Kryeministrja e ka quajtur sulmuesin e Christchurch një terrorist dhe tha se ajo nuk do të përmendë emrin e tij.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi e tronditur pas sulmit në dy xhami në Christchurch në Zelandën e Re. “Jam e pikëlluar bashkë me zelandezët dhe bashkëqytetarët e tyre, që në mënyrë paqësore po faleshin në xhamitë e tyre dhe u vranë nga urrejtja raciste. Ne qëndrojmë krah për krah kundër një terrori të tillë.

Pas sulmit të përgjakshëm në Zelandën e Re reagoi edhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ai u shpreh se “jemi thellësisht të tronditur nga krimi brutal në Christchurch.” Heiko Maas shkroi në twitter se “nëse njerëzit vriten vetëm për shkak të fesë së tyre, ky është sulm kundër nesh të gjithëve. Jemi të bashkuar në anën e viktimave. Qëndro e fortë Zelandë e Re!”