MENU
klinika

Zyrtarizimi i listës së plotë

Pesë deputetë të PS-së gati për Bashkitë

28.04.2019 - 16:48

Partia Socialiste po kryen sondazhet e fundit në bazë për kandidatët e mundshëm që do të garojnë për 61 bashkitë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Socialistët pritet të zyrtarizojnë listën e plotë, pasi 13 maji është afati i fundit për regjistrimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por disa prej kryebashiakëve të mundshëm janë konfirmuar gjatë turit për “Bashkinë që duam” të Kryeministrit në qytetet e vendit.

Edi Rama i ka besuar sërish kryeqytetin Erion Veliajt për një mandat të dytë.

Ndërsa kryeqendren e veriut, Shkodrën, bastionin e së djathtës, socialistët kërkojnë ta fitojnë me ish-kreun e Hipotekave dhe prefektin aktual të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Socialistët kërkojnë të marrin drejtimin e Lezhës nga të djathtët me anë të deputetit Pjerin Ndreu.

Një tjetër deputet do të duhet të lërë mandatin e tij për të kandiduar për zgjedhjet lokale. Nuri Belba do të kërkojë votat për bashkinë e Prrenjasit. Ndërsa pritet një kandidimi i deputetit Rakip Suli për Kamzën.

Dy deputetët të tjerë, Flamur Golemi dhe Ilir Xhangolli, pritet të dorëzojnë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Gjirokastrës dhe të Pogradecit.

Dritan Leli në Vlorë, Sotiraq Filo në Korçë dhe Armando Subashi në Fier mbeten të pashqetësuar për mandatin e dytë në krye të bashkive përkatëse.

Gjithashtu rikonfirmohen për një tjetër mandat Kastriot Gurra në Librazhd, Tërmet Peçi në Tepelenë, Ndrec Dedaj në Mirditë, Fredi Kokoneshi në Divjakë dhe Arif Tafani në Belsh.

Ndërsa Elbasani pas 3 mandatesh radhazi nuk do të drejtohet më nga Qazim Sejdini, por kryesocialisti ka menduar që ta zëvendësojë me prefektin Gledian Llatja.

Kryeministri zyrtarizoi edhe Tonin Marinaj për bashkinë e Malësisë së Madhe. Ish- zv/ministri i Arsimit, Ervin Demo, do të hyjë në zgjedhjet e 30 qeshorit për bashkinë e Beratit.

Një tjetër bashki të djathtë, Edi Rama kërkon ta fitojë me Safet Gjicin, i cili në zgjedhjet e 2015 ka humbur në garën përballë Xhelal Mziut për Bashkinë e Kamzës.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit në Parlament pritet të vijnë 5 deputetë të rinj nga PS. Ndreu në Lezhë do të zëvendësohet nga Adrian Jaku, mandatin e Belbës në Elbasan do ta marrë Desantila Tahiraj, ndërsa kreu i FRESSH-së, Eljo Hysko, pritet të ulet në Kuvend në vend të Rakip Sulit.

Deputeti më i ri i Pogradecit do të jetë Ardit Konomi pasi do të zëvendësojë Xhangollin. Ndërsa i pesti do të jetë Laert Duraj në vend të Flamur Golemit.

Kandidatët e rikonfirmuar nga PS

Tiranë – Erion Veliaj

Vlorë – Dritan Leli

Fier – Amando Subashi

Korçë – Sotiraq Filo

Mirditë – Ndrec Dedaj

Librazhd – Kastriot Gurra

Tepelenë – Tërmet Peçi

Divjakë – Fredi Kokoneshi

Belsh- Arif Tafani

Deputetët, kandidatë për bashkitë

Lezhë – Pjerin Ndreu

Përrrenjas – Nuri Belba

Kamëz – Rakip Suli

Gjirokastër – Flamur Golemi

Pogradec – Ilir Xhangolli

Kandidadë të rinj të PS-së

Shkodër – Valdrin Pjetri

Elbasan – Gledian Llatja

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Kukës – Safet Gjici

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Berat – Ervin Demo