Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, të cilët nga dita në ditë presin lindjen e fëmijës së tyre të parë, po mendojnë të jetojnë në Afrikë për disa vite.
Kujtojmë që pak ditë më parë pati spekulime ku thuhej se ka ardhur në jetë pjestarja më e re e familjes mbretërore, por deklaratat e çiftit së fundmi tregojnë se kjo ende nuk ka ndodhur.
“Ndoshta çifti i ri do të transferohet vitin e ardhshëm”, shkruan gazeta Sunday Times, sipas hipotezës së David Manning, ish-ambasadori britanik në SHBA dhe këshilltar special i mbretërisë.
Zhvendosja e çiftit mbretëror, vendimi për të cilin nuk do të merret para vitit 2020, me siguri do të jetë në një vend të Commonwealthit.