MENU
klinika

“Procesi” sipas të cilit gjendet thesari

Franc Kafkës i rikthehet autorësia…(veprat e fshehura)

19.04.2019 - 17:45

Disa prej veprave të papublikuara dhe të fshehura prej kohësh, të shkrimtarit Franc Kafka, mund të bëhen publike së shpejti. Lajmi vjen pas një beteje të gjatë mbi trashëgiminë letrare të autorit, që krahasohet po ashtu, me disa prej tregimeve të tij sureale.

Gjykata e Zyrihut ishte pro vendimit të Izraelit, në një seancë të javës së shkuar, me vendimin që kutitë e ruajtura dhe çfarë përmbanin në to, të transportoheshin tashmë në bibliotekën kombëtare të Izraelit.

 

 

Veprat mund të hedhin dritë mbi një nga figurat më të errëta të letërsisë, hebreun gjermanishtfolës nga Praga, pasuria letrare e të cilit, ka ngjallur shumë kundërshti mes Izraelit e Gjermanisë.

Sipas specialistëve, ekziston mundësia që brenda këtyre kutive mund të gjenden edhe përfundimet e disa prej veprave më të mëdha të Kafkës, shumë nga të cilat ishin të pambaruara, kur u publikuan pas vdekjes së tij.

 

 

Gjykata e Lartë izraelite ka zbuluar koleksionin me dorëshkrimet e Kafkës, që ishin mbajtur të fshehta në kasafortën e një banke dhe në një apartament në Tel Aviv. Por, tashmë, me vendimin e gjykatës zviceriane, është i mundur realizimi i bashkimit të koleksionit të plotë, të veprave të njohura të Kafkës.

 

 

Kafka, emri i të cilit u bë simboli i proceseve të padepërtueshme ligjore apo burokratike, ishte i njohur për tregimet e tij, ku protagonistë të zakonshëm përballeshin me ngjarje misterioze. Pikërisht në librin e tij “Procesi”, një punonjës i bankës vendoset para një gjykate torturuese, pa i ditur kurrë akuzat e ngritura kundër tij.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kadareja hyn në ‘El Ateneo”

Libraria madhështore letërsi shqipe


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit