MENU
klinika

Deklarata e ministrit

Protesta/ Lleshaj: Pati më tepër dhunë, policia shembull dinjiteti

14.04.2019 - 13:04

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dalë sot para mediave ku tha se protesta e djeshme pati më tepër dhunë, çka tregon sipas tij dëshpërimin e organizatorëve, të cilët i akuzoi dhe për një plan sulmi ndaj institucioneve.

Lleshaj numëroi shkeljet e bëra gjatë protestës së djeshme dhe akuzoi përfaqësuesit e opozitës për thirrje antikushtetuese.

“Pati më tepër dhunë, ky është një lajm i keq që tregon dëshpërimin e organizatorëve. Protesta e mbrëmshme u zhvendos në mënyrë të pabesë, tinëzare nga vendi ku ishte kërkuar tek kryeministri drejt parlamentit duke krijuar pasoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën e duke sjell dëme.

Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurinë e saj, nuk ishte shpenzuar asnjë burim njerëzor apo material që protesta të zhvillohej brenda hullisë ligjore. Përkundrazi nga organizatorët ishin marrë masa për të hartuar plan sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese. Gjatë protestës u konsumuan thirrje të hapura antikushtetuese, për dhunë, për revolucion”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Lleshaj shtoi se u përdor një arsenal lëndësh shpërthyese të ndaluara e të rrezikshme nga të cilat u shkaktuan dëme të mëdha.

“Protesta kontribuoi edhe njëherë për ta zhvendosur vëmendjen e policisë nga krimi tek protesta. Policia dha shembull dinjiteti, dhunuesit një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar. Policia reagoi me profesionalizëm ndaj njerëzve që kanë vrarë”, u shpreh ministri Lleshaj.

“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos

“Do të realizojmë 90% të tenderave me Inteligjencë Artificiale”

Rama: Jemi të parët në rajon për Prokurimet Publike

“Ambicia jonë, të prodhojmë edhe paratë në vend”

Rama: Sektori ku në teknologjinë e digjitalizim jemi mbrapa…

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë