MENU
klinika

Reagimi

Protestat në Kukës/ Rama: Kryebashkiak qesharak

05.04.2019 - 16:45

Kryeministri Edi Rama, komentoi protestën që disa qytetarë zhvilluan gjatë vizitës së tij në Kukës.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter” e cilësoi kryetarin e Bashkisë Kukës qesharak për faktin që i ka zënë rrugën me administratën.

“Një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake del e ze rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!Merren me prita rrugësh në shekullin e XXI e pastaj duan vota nga ky popull?Oh ç’derexhe!”, shkruan Rama.