MENU
klinika

'Basha mu lut, Monika shikon filxhan'

Rama: Gjici për Kukësin, aeroporti do kryhet!

05.04.2019 - 15:37

Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Kukës, reagoi për protestuesit të cilët kishin dalë për t’i bllokuar rrugën mesditën e sotme.

“Nuk ka pyll pa derra”, ironizoi kryeministri protestuesit e djathtë.

Në kuadër të takimit “Bashkia që duam”, Rama nënvizoi se jemi në moment të ndryshimit të madh që kërkon të shoqërohet për ndryshim në bashki.

Kreu i qeverisë prezantoi Safet Gjicin si kandidat për kryetar bashkie.

“Ju njiheni për mikëpritjen, megjithëse disa tek rruga e thyejnë. Megjithatë cdo pyll ka derrat e vet! Kandidatët për kryetar bashkie nuk e sollëm por e gjetëm mes jush, ja ku e keni këtu.

Është pretendet për kampion po nuk fituat kampionatin fitoni dhe bashkinë. Kundërshtarët i kemi jashtë forme. Sado skuadër e mirë të jesh kur duhet të luash me një skuadër jashtë forme është e vështirë të luash në formë të shkëlqyer”, tha ai.

Kryeministri ironizoi opozitën për vendimin e daljes nga Parlamenti.

“Rrugët ne kemi detyrë t’i mbarojmë, por nuk kemi detyrë të nxjerrim këta nga halli, kush i tha të ikin nga parlamenti dhe mirë që ikën po pse duan të hyjnë çdo të enjte, ike, nuk do po ik pra, ca doni tani, edhe me zor, atje brenda ishin kush ju nxori?

Pas lutjeve Lulit, aman, aman, aman, u ulëm, e i dhamë gjysmën e qeverisë, mori Financat, Arsimin, të Brendshmen, të Shëndetësisë, Hipotekat, OSHEE, ALUZINI, Burgjet se i duan gjithmonë burgjet, kur ishin në pushtet i nxirrnin kriminelët më të rrezikshëm nga burgu me leje lindje, del burri me leje lindje nga burgu, jo po se do ti lindi një kushërirë, nuk ka rëndësi.

Ja më kujtohet edhe takimi këtu, unë flisja me ata poshtë, ata duartrokisnin lartë, si ti vodhën ata për pak nuk u hodhën nga kati i dytë për t’u bashkuar me ne”, theksoi Rama.

Rama nuk harroi edhe Aeroportin e Kukësit, ku mes premtimeve për përfundimin e tij, shtoi se shumë shpejt djemtë e Kukësit që punojnë e jetojnë në Londër do të mund të vijnë me më pak paund në vendlindje.

Ironisë së kreut të qeverisë nuk i ka shpëtuar as Monika Kryemadhi, për të cilën Rama tha se ajo shikon filxhan pasi Zoti nuk i përgjigjet.