Rreth 13 persona janë proceduar nga policia një ditë pas protestës me të cilën u prit kryeministri Rama në Kukës.
Lajmi është bërë me dije nga policia, e cila njofton se të proceduarit akuzohen për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit si edhe kundërshtim të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2019 të organizuar nga subjekti politik PD, Kukës e Has në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 deri 60 vjeç nga Kukësi dhe Hasi.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.