MENU
klinika

Reagon KFOR

Pse kishte ushtarë shqiptarë në veri të Mitrovicës?

05.04.2019 - 12:14

Në lidhje me ngjarjen e djeshme, e cila u bë bujë nga mediat serbe, ku disa ushtarë të Shqipërisë u shfqën në veriun e Mitrovicës ka reaguar edhe KFOR.

KFOR ka pohuar se ushtarët e Shqipërisë ishin në veri si anëtarë të NATO-s.

KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme. Në të vërtetë nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe frikë. Këtyre ditëve, një grup oficerëve të NATO-së, të shoqëruar nga KFOR-i, po zhvillon një aktivitet zbulimi nëpër Kosovë. Ata oficerë janë nga shtetet e ndryshme të NATO-së, përfshirë Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e tyre.

KFOR
KFOR

Gjithashtu, KFOR tha se prezenca e ushtarëve shqiptarë në veriun e Mitrovicës nuk duhet konsideruar si provokim.

Aktiviteti përfshinë vizita nëpër vende të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë Mitrovicën dhe lokacione tjera në veri. Ky nuk është provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-së, dhe prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-së tani e 10 vjet. Për më tepër, duhet të dihet se Shqipëria gjithashtu kontribuon në misionin e KFOR-it. KFOR-i vazhdon në mënyrë të paanshme t’i përkushtohet mandatit të OKB-së për ta mbrojtur tërë popullin në Kosovë, prandaj kur KFOR-i ushtron dhe lëviz nëpër Kosovë, të gjithë duhet të ndihen më të sigurt”, përfundon njoftimi.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi