MENU
klinika

Forcat e Armatosura të Kosovës

Formimi i ushtrisë/ Daçiç: Është kërcënim për sigurinë e rajonit

14.09.2018 - 16:00

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur sot rreth iniciativave në Kosovë për formimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, transformimi i FSK-së në ushtri e “kërcënon stabilitetin dhe sigurinë”.

Sipas ministrit të Jashtëm serb, formimi i ushtrisë është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar aktual dhe Rezolutën 1244 të UNMIK-ut, e cila ushtrinë e Kombeve të Bashkuara, KFOR-in e konsideron si të vetmen prani ushtarake me mandat sigurie në Kosovë.

Ivica Daçiç në një deklaratë për media tha se krijimi i një ushtrie që do të shërbente paralelisht me KFOR-in, do të kishte synim sipas tij, vetëm hapjen e një konflikti të ri.

Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR-it, përveçse për ndonjë konflikt eventual”, shtoi Daçiç.

Këto reagime nga Beogradi zyrtar vijnë pasi sot Qeveria e Kosovës ka bërë miratimin e pakos së projektligjeve që rregulojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e FSK-së, si dhe nisjen e transformimit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë