MENU
klinika

Protestojnë fermerët

Qumështi ‘lumë’ në Lushnjë

03.04.2019 - 11:39

Fermerët e Lushnjës dhe të Rrogozhinës janë ngritur sërisht sot në protestë, duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH për prodhuesit e qumështit.

Në shenjë proteste, fermerët derdhën qumështin në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e këtij vendimi nga qeveria

 

Protestuesit kanë bllokuar aksin kryesor rrugor duke mbajtur në duar pankarta si: “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.