MENU
klinika

Shkodër

Rama devijon rrugën, PD mbyll protestën

26.04.2019 - 11:20

PD ka mbyllur protestën te Ura e Bahçallëkut në Shkodër. Dhjetëra protestues bllokuan rrugën për të mos lejuar kryeministrin Edi Rama që të kalonte.

Pas rreth një ore protestë, mbështetësit e opozitës u shpërndanë, pas të dhënave se eskorta e kryeministrit kishte devijuar rrugë.

Dyshohet se kryeministri ka ndjekur rrugën dytësore për të hyrë në Shkodër, ku do të prezantojë kandidatin e PS për kryetar bashkie gjatë aktivitetit “Bashkia që duam”, ndërsa më pas do të udhëtojë në drejtim të Koplikut.

Në protestën e sotme në hyrje të Shkodrës morën pjesë edhe ish-deputetë të PD si Bardh Spahia dhe Flamur Noka.

Mes tyre kishte edhe përfaqësues të FRPD Shkodër si dhe kreu i këtij forumi, Arvit Bushati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika