MENU
klinika

Akuzat

Rama i ‘drejton gishtin’ opozitës: Po pengon integrimin!

26.04.2019 - 12:34

Kryeministri Edi Rama në takimin me qytetarët e Malësisë së Madhe tha se qeveria do të investojë në katër vitet e ardhshme aq sa nuk është bërë në të gjithë këto vite në këto zonë.

Shefi i qeverisë nuk kurseu ironitë dhe sulmet për kundërshtarët politikë. Ai tha se ata tentojnë të bllokojnë reformën në drejtësi dhe procesin e çeljes së negociatave.

Nga ana tjetër, Edi Rama nënvizoi faktin se pavarësisht përpjekjeve penguese të opozitarëve, reforma zgjedhore dhe integrimi nuk do të ndalohen dot.

“Më ka ardhur keq, që  sot kam pasur në rrugë dy grupe njerëzish për të krijuar pikërisht ato trazime në anë të rrugës. Më vjen keq për të gjithë ata  njerëz që kanë të drejtën që mos të jenë dakord me ne dhe me qeverinë. Kanë të gjithë të drejtën që mos ta votojnë kurrë Partinë Socialiste, por duhet ta kuptojmë se fajin e kanë prijësit e tyre të dëshpëruar.

Nuk fitojnë dot me PS përballë, e dinë fare mirë se këtu në Malësi të Madhe nuk kishin asnjë shans që të fitonin dhe e dinë nga ana tjetër dhe ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund reformën në drejtësi dhe po punojmë për hapjen e negociatave. Ata po përpiqen të pengojnë këto objektiva kaq të qartë, por as njërin dhe as tjetrin nuk do e pengojnë dot.

Ne do të bëjmë në këto katër vite për Malësinë e Madhe sa nuk është bërë gjitha ato vite në këtë komunitet. Ne do të bëjmë edhe më shumë për njerëzit e kësaj zone, që kursimet dhe djersën e tyre e investojmë në vendin e tyre. Këta që votojnë për PD thonë: Për punë votojmë socialistët, për rrëmujë jemi ne. Ja tek e keni.  Vjen këtu dhe nuk shkon atje për të bllokuar rrugën”-tha Rama në Malësinë e Madhe.