MENU
klinika

Platforma

Rama thirrje qytetarëve: Mos lejoni t’u shohin nga xhepi!

04.04.2019 - 13:18

Gjatë takimit të përjavshëm me platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Rama tha se sipas të dhënave nga sondazhet besimi i publikut te platforma është rritur.

Sipas kreut të qeverisë, qytetarët jo vetëm që marrin shërbim dhe zgjidhin hallet e tyre, por njëherësh ushtrojnë presion mbi administratën duke e përmirësuar punën e tyre.

Skuadra e platformës është e gatshme të adresojë problemin dhe ta zgjidhë atë. Kemi bërë një anketim lidhur me perceptimin e publikut për shërbimin e kryer.

Kemi konstatuar se përqindja që vlerësojnë se shërbimet janë përmirësuar është e konsiderueshme dhe e pakrahasueshme me atë që kishim një vit më parë. Platforma jo vetëm zgjidhë probleme, por edhe ushtron presione mbi administratën.

Sot nuk kemi më Hipotekë dhe Aluizni të ndarë, por një agjenci e cila sapo ka filluar bashkimin në një.

Mos prisni, mos lejoni t’u shikojnë nga xhepi, mos kërkoni deputetin e krushkun, por thjesht një klik në Shqipëriaqëduam.al dhe menjëherë keni qeverinë në krahun tuaj. Qeveria është një instrument në dorën e çdo qytetari“, u shpreh Rama.