MENU
klinika

Seanca plenare

Raporti i KQZ për 2018, Zguri flet në Parlament

03.04.2019 - 10:26

Opozita po zhvillon protestën e radhës kundër qeverisë, duke kërkuar rrëzimin e saj.

Në kohën që protestuesit janë jashtë parlamentit, kryetari i KQZ Klement Zguri po mban fjalim në parlament. Zguri në fjalën e tij foli për punën që ka bërë KQZ gjatë 2018. Ai vuri në dukje se forcat politike duhet që të jenë më pranë njëra-tjetrës.

“KQZ në vitin 2018 ka bërë një punë të madhe. KQZ në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare ka zhvilluar konferenca në lidhje me trajtimin e komisionerevë, edukimin qytetar, financimin e partive politike etj, të cilat kanë pasur si qëllim studimin e politikave më të mira që KQZ duhet të merrte për një politikë më të mirë në vitin 2019. Analizimi i vendimmarrjes së KQZ në vitin 2017 është realizuar përmes proceseve demokratike, në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Zguri.