MENU
klinika

Raporti i hartuar nga ZEE

Raporti: Moti ekstrem dhe kostot e rënda mbi ekonomitë e Europës

06.04.2019 - 19:17

Stuhitë, përmbytjet dhe thatësirat i kanë shkaktuar Europës rreth gjysmë trilioni euro dëme gjatë katër dekadave të fundit.

Agjencia Evropiane e Mjedisit vlerëson se humbjet ekonomike nga klimat dhe moti ekstrem i kanë kushtuar kontinentit të vjetër 453 miliardë € gjatë periudhës 1980-2017.

Shifrat përfshijnë 33 vendet në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA), e cila përbëhet nga 28 vendet e BE-së, Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtejni, Islanda dhe Turqia.

Gjermania, më e goditura

Sipas raportit të hartuar nga ZEE, humbjet mesatare ekonomike për secilin shtet anëtar të ZEE janë rreth 13 miliardë euro në periudhën 2010-2017.

ngrohja globale-konica.al
ngrohja globale-konica.al

Gjermania ka qenë më e goditura financiarisht. Ajo ka humbur rreth 96.4 miliardë euro që nga viti 1980. Pas saj vjen Italia me 64.6 miliardë euro dhe më pas Franca me 62 miliardë franga.

Megjithatë, Franca regjistron numrin më të madh të viktimave, me 23 415 qytetarë të vdekur në ngjarje që kanë lidhje me motin që nga viti 1980. Italia vjen më pas me 20 657 viktima, ndërsa Spanja renditet e treta me 14 611 viktima.

Valët e të nxehtit, më vdekjeprurëset

Valët e të nxehtit llogariten si fenomenet e motit që kanë sjellë më shumë viktima, me 68% të të gjitha rasteve. 68 mijë njerëz llogaritet të kenë humbur jetën në vitin 2003, por edhe stuhitë dhe përmbytjet nuk mbeten pas, duke u bërë shkak për 31% të dëmeve ekonomike.

Raporti thekson se pavarësisht se studimet thonë se valët e të nxehtit, stuhitë dhe përmbytjet janë bërë më të shpeshta si rezultat i ndryshimeve klimatike, mbrojtja më e mirë nga përmbytjet dhe parandalimi kanë kontribuar në uljen e pasojave.

Ekstremet klimatike në BE që kanë kushtuar më shtrenjtë

Përmbytjet e vitit 2002 në Evropën Qendrore: 21 miliardë euro

Stuhia dimërore e vitit 1999 ‘Lothar’: 15 miliardë euro

Tetor 2000 përmbytjet në Itali dhe Francë: Të dyja 13 miliardë euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN