MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Europa më e rrëmujshme se kurrë…

14.12.2018 - 13:20

E ardhmja e demokracisë, prosperitetit dhe paqes në Evropë është bërë e paqartë. Dhe me SHBA nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump që i trajton aleatët e saj si armiq, kontinenti duhet të përballet me kërcënimet në rritje.

Jo shumë kohë më parë, vetëm disa vjet, në Evropë mbizotëronte demokracia, begatia dhe paqja.

Tani jo më. Parisi po digjet. Britania e Madhe po del nga Bashkimi Europian. Italia udhëhiqet nga një koalicion i pamëshirshëm që po shkel rregullat e buxhetit të BE. Gjermania po lufton me një riorganizim politik dhe është në fazat e hershme të një tranzicioni drejt një udhëheqësi të ri. Hungaria dhe Polonia e kanë përqafuar iliberalizmin. Spanja po përballet me nacionalizmin katalanas. Dhe Rusia po kryen akte të reja agresioni kundër Ukrainës.

E ardhmja e demokracisë, prosperitetit dhe paqes në Evropë është bërë e paqartë. Dhe me SHBA nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump që i trajton aleatët e saj si armiq, kontinenti duhet të përballet me kërcënimet në rritje.

Nuk ka asnjë shpjegim për këto zhvillime. Arsyeja që ka nxitur ngritjen e të djathtës ekstreme në të gjithë Evropën është mbrojtja nga sfidat lokale dhe globale, mbi të gjitha emigracioni.

Klasa politike e Evropës meriton pjesën e saj të përgjegjësisë për rrëmujën në Europë.

Po kështu, hapja e kufijve të Gjermanisë për refugjatët, pavarësisht motiveve të kancelares Angela Merkel, ishte e sigurt se do të shkaktonte një reagim të ashpër. Kohët e fundit, presidenti francez Emmanuel Macron mbështeti protestuesit “jelekverdhë”, duke ofruar compromise, por duke përkeqësuar situatën e buxhetit të vendit të tij.

Nuk duhet të supozojmë se gjërat do të përmirësohen.

Është vetëm një çështje kohe para se ekstremet e djathta dhe partitë politike në të gjithë Evropën të kuptojnë se si të kombinojnë populizmin ekonomik dhe kulturor dhe të kërcënojnë rendin politik të pas Luftës së Dytë Botërore pas. Qeveria populiste hibride e Italisë është një version i kësaj.

Marrëdhëniet e Britanisë me BE-në do të mbeten të tensionuara. Dhe ndërkohë, është shumë e qartë se Putini është i kënaqur me agresionin e tij ndaj Ukrainës dhe të tjerëve.

Për më tepër, pabarazia, dhuna, ndryshimi i klimës, presionet nga imigracioni kanë më shumë gjasa të përkeqësohen se sa të zhduken. Dhe konkurrenca globale dhe teknologjitë e reja do të eliminojnë miliona vende pune ekzistuese.

Pse kjo çështje ka rëndësi? Evropa ende përfaqëson një të katërtën e ekonomisë botërore. Është konstelacioni më i madh i vendeve demokratike.

Mjerisht, ashtu siç nuk ka asnjë shkak të vetëm që shpjegon situatën në Evropë, nuk ka as një zgjidhje të vetme. Megjithatë, janë një sërë politikash që, nëse miratohen, do të ndihmonin udhëheqësit të menaxhojnë sfidat.

Një strategji e tillë është një strategji gjithëpërfshirëse e emigracionit që balancon sigurinë, të drejtat e njeriut dhe konkurrencën ekonomike. Një pjesë e mirë të ardhurash duhet të përdoret për sigurinë e Evropës. Për më tepër, NATO duhet forcuar. Dhe programet shtesë të rikualifikimit nevojiten për punëtorët, puna e të cilëve do të zhduket si rezultat i globalizimit dhe automatizimit.

Pjesa më e madhe e kësaj agjende do të përfitonte shumë nga përfshirja dhe mbështetja amerikane. Kjo do të ndihmonte nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta shihnin BE-në si armik.

Por këtë nuk ka gjasa ta bëjë Donald Trump. Kjo e lë Evropën të përballet vetë me rrëmujën që është krijuar.

Richard N. Haass, Kryetar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, më parë ka shërbyer si Drejtor i Planifikimit të Politikave për Departamentin e Shtetit të SHBA (2001-2003) dhe ishte i dërguar i posaçëm i Presidentit George W. Bush në Irlandën e Veriut dhe Koordinator për Të Ardhmen e Afganistanit. Ai është autor i “A World in Disarray”: Politika e Jashtme Amerikane dhe Kriza e Rendit të Vjetër”.

Project Syndicate

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN