MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Revolucioni që ka nevojë Evropa…

13.12.2018 - 13:09

Protestat e “Jelekverdhëve” në Francë janë krahasuar me revoltën historike të majit të vitit 1968. Por ndryshe nga pararendësit e saj, kryengritja e sotme nuk është aq shumë një ushtrim në demokraci, por një sulm kundër.

Protestat nëpër rrugët e Parisit, vijnë pothuajse 50 vjet pas revoltës masive të majit 1968.

Por kjo nuk do të thotë se të dyja ngjarjet janë të krahasueshme dhe të ngjashme. Les événements de mai 1968 ishte një kryengritje anarkiste nga studentët dhe punëtorët kundër tradicionalizmit dhe autoritarizmit të dukshëm të Presidentit Charles de Gaulle. “Jelekverdhët” e sotëm, në të kundërt, u shndërruan shpejt në një turmë trazirash.

Ajo që nisi si një protestë ndaj një takse të re për karburantin, tani lufton kundër migrantëve, Bashkimit Evropian dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

“Parisi po digjet”, tha Steve Bannon, ish-këshilltari populistit i Presidentit të SHBA, Donald Trump. Sipas Bannon, “Jelekverdhët” janë pikërisht të njëjtit lloj njerëzish që zgjodhën Donald Trump, dhe që votuan për Brexit.

Më keq akoma, aktivizmi ekstremist është përhapur tashmë në Belgjikë dhe Holandë. Dhe në Itali, Matteo Salvini, ministri i brendshëm i ka shfrytëzuar trazirat kundër politikave të Macron.

Fakti që po përdoret lëvizja e “Jelekverdhëve” si një platformë për të shtuar urrejtjen dhe për të përhapur gënjeshtraa, duhet t’i bëjë të gjithë evropianët të shqetësohen. Në një mënyrë apo tjetër, shumë nga partitë dhe lëvizjet populiste të sotme mbështeten financiarisht nga Kremlini.

Ka gjithnjë e më shumë prova që tregojnë se referendumi i Mbretërisë së Bashkuar për Brexit i vitit 2016 u ndikua nga “paratë e errëta” nga Rusia. Dhe rusët kanë vazhduar të nxisin urrejtje islamofobe në të gjithë Evropën Perëndimore.

Shfrytëzimi i frikës së njerëzve për të ndikuar zgjidhjet për sfidat globale siç janë migracioni dhe ndryshimet klimatike ka qenë shumë i suksesshëm.

Por le të mos jemi naive. Kundërshtimi i këtij kërcënimi për shoqëritë tona do të kërkojë shumë reforma.

Megjithatë, BE duket mjaft i dobët përballë sfidave globale. Institucionet evropiane bëjnë gjithmonë “shumë pak, shumë vonë”. Kjo duhet të ndryshojë. Ne duhet ta bëjmë BE-në shumë më demokratike, transparente dhe efektive, që do të thotë, më sovrane, sesa është sot.

Duhet vetëm të kthehemi tek idetë e etërve themelues të Evropës: Jean Monnet, Paul-Henri Spaak, Robert Schuman, Alcide de Gasperi dhe të tjerë. Këta liderë kishin një vizion të qartë për një bashkim më të thjeshtë dhe më të fortë, të udhëhequr jo nga një komision prej 28 anëtarësh, por nga një qeveri e vërtetë me 12 ministra.

Mbi të gjitha, ne nuk duhet të barazojmë demokracinë liberale me status quo-n, që siguron vendimmarrje të ngadaltë dhe të vështirë.

Për shembull, me një ushtri evropiane që shërben si një shtyllë autonome brenda NATO-s, BE nuk do të duhet më të varet nga SHBA për vendimet e sigurisë. Dhe me një patrullë kufitare evropiane dhe roje bregdetare, evropianët do të ishin shumë më pak të varur nga Turqia, Rusia dhe të tjerët kur është fjala për menaxhimin e flukseve të migracionit. Natyrisht, kontrollimi i kufijve tanë nuk do të thotë izolim nga pjesa tjetër e botës.

Nëse BE mund të rizbulojë potencialin e saj demokratik, nuk do të ketë më sulme ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe multilateralizmit.

Mësimi  për të gjitha shtetet anëtare të BE nga protestat në Francë është se duhet të mbështesim sistemet tona kombëtare të sigurimeve shoqërore. Dhe me një bashkim monetar të plotë dhe një buxhet të përbashkët autonom, eurozona do të ishte shumë më elastike në rast të një krize tjetër financiare.

Derisa Evropa të marrë seriozisht çështjen e reformave ekonomike, ekonomia jonë do të vazhdojë të përkeqësohet, në krahasim me pjesën tjetër të botës.

Kryengritja që ka nevojë Europa, nuk duhet të ndodhë në rrugët e Parisit apo Brukselit, por brenda institucioneve të paralizuara të BE.

Nuk është koha për fjalë, por për vepra. Në zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj 2019, duhet thyer rendi i vjetër politik dhe të nisë revolucionin në rrugët dhe në korridoret e demokracisë europiane.

Guy Verhofstadt, një ish-kryeministër belg, është Presidenti i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë (ALDE) në Parlamentin Evropian dhe autori i librit “Shansi i Fundit i Evropës: Pse Shtetet Evropiane duhet të formojnë një Bashkim më të Përsosur”.

Project Syndicate

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Norbert Röttgen/ The Guardian

BE duhet të bashkohet kundër Rusisë!