MENU
klinika

Vendimi i Holandës

Rikthimi i vizave për Shqipërinë/ KE: Jemi në dijeni, por nuk kemi…

17.04.2019 - 14:30

Në një prononcim për mediat, zëdhënësja koordinuese e Komisionit Evropian deklaroi se janë në dijeni të vendimit të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Ajo bën me dije se Komisioni Evropian nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullim nga Holanda.

“Komisioni Europian është në dijeni për votimin e parlamentit holandez për të pezulluar udhëtimin pa viza me Shqipërinë, por nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullim”, u shpreh ajo.

Me 92 vota nga 150, parlamenti hollandez vendosi të martën t’i kërkojë komisionit të pezullojë udhëtimin pa viza me Shqipërinë.

Komisioni është i vetëdijshëm për mocionin që kaloi dje në parlamentin hollandez, por ekziston një procedurë specifike që është në vend për mekanizmin e pezullimit të vizave dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon nje gje te tille”, tha Natasha Bertaud.

Ministri i Jashtëm hollandez Stef Blok thuhet se u tha ligjvënësve para votimit se ai nuk po planifikonte të bindë Brukselin për të risjellë vizat për shqiptarët.

Sipas njoftimeve të medias, masa për rikthimin e vizave ishin motivuar nga veprimtaria e grupeve kriminale të lidhura me Shqipërinë.