Rita Ora ka rrëfyer si u largua nga Kosova bashkë me familjen e saj për të shpëtuar nga lufta, në një intervistë të gjatë për “The Telegraph”.
” Unë jam një kosovare krenare dhe një Ambasadore nderi për vendin tim. Unë linda atje në vitin 1990, por kur isha vetëm 1 vjeç prindërit ndërmorën vendimin e vështirë për të braktisur atdheun tonë si pasojë e luftës që filloi kur ish-Jugosllavia u pushtua“.- tregon Rita.
“Jam shumë mirënjohëse që jam në pozitën që jam tani dhe që kam pasur mundësinë që të rritem në një ambient të sigurt, e rrethuar nga familja ime. Është një luks që shumë persona në botë nuk e kanë dhe gjithnjë prindërit e mi më kanë mësuar që kurrë të mos harroj rrënjët e mia, ato më kanë bërë atë që jam sot.
Kosova gjithnjë do të jetë një pjesë e imja!”-ka përfunduar ajo intervistën.