MENU
klinika

Luciano Pavarotti

Së shpejti dokumentari për tenorin e famshëm

15.04.2019 - 12:57

Muaji qershor do të sjellë një film dokumentar për të madhin, Luciano Pavarotti. Kompania “CBS Films” e ka publikuar paraqitjen e shkurtër të filmit dokumentar, “Pavarotti”, me regji nga Ron Howard.

Filmi sjell detaje nga jeta, puna dhe vepra e tenorit të famshëm italian, Luciano Pavarotti, ndërsa dokumentari është realizuar nga ekipi që e ka krijuar filmin “The Beatles: Eight Days A Ëeek – The Touring Years”.

Dokumentari “Pavarotti” do të shfaqë xhirime nga shfaqjet historike të Pavarotit, intervista të tij, njëkohësisht edhe pjesë nga arkivi privat, të papublikuara më parë për publikun.

 

 

Mes të tjerash, do të tregohen edhe koleksione nga studioja dhe xhirimet e drejtpërdrejta, ndërsa filmi do të nisi shfaqjen nëpër kinema në muajin qershor.

Për nevojat e dokumentarit për tenorin italian, kanë folur edhe bashkëpunëtorët më të afërt dhe miqtë, në mesin e të cilëve, edhe Jose Carreras, Placido Domingo e Bono Vox.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse