MENU
klinika

"Po pres me padurim"

Shkarkimi i Konit/ Fuga: Presidenti do t’i japë dhuratë…

24.04.2019 - 14:20

Akademiku, Artan Fuga ka bërë sot një deklaratë ku nënvizon se është në pritje të vendimit të Presidentit, nëse ky i fundit do e pranojë kërkesën e ministres së Arsimit, Besa Shahini për të shkarkuar nga detyra rektorin e Universiteti të Tiranës, Mynyr Koni.

Në një postim në Facebook, Fuga shkruan se po e pret me padurim vendimin e Metës dhe dëhiron të kuptojë nëse ai do të dalë apo jo në mbrojtje të autonomisë dhe ligjit. “Presim me durim dhe shumë vëmendje vendimin e z.Ilir Meta: Do ta gëlltisë ai që ministrja e arsimit pushon nga puna një rektor apo do të rezistoje në mbrojtje të ligjit dhe të kompetencave kushtetuese për të cilat është zgjedhur?

Do t’a mbrojë ai autonominë universitare sikurse kam besim se do t’a bëjë apo do t’ja japi dhuratë prirjeve antidemokratike dhe antiligjore që po i marrin frymën jetës dhe botës intelektuale, shkencore, artistike?

Do t’i imponohet dot ministrja Presidentit të vendit, apo Presidenti do të mbrojë autonominë universitare? Ta shohim!”, ka cituar ndër të tjera Fuga.

Statusi i plotë nga Artan Fuga

Duke pritur vendimin e z. President!

Presim me durim dhe shumë vëmendje vendimin e z.Ilir Meta: Do ta gëlltisë ai që ministrja e arsimit pushon nga puna një rektor apo do të rezistoje në mbrojtje të ligjit dhe të kompetencave kushtetuese për të cilat është zgjedhur?

Do t’a mbrojë ai autonominë universitare sikurse kam besim se do t’a bëjë apo do t’ja japi dhuratë prirjeve antidemokratike dhe antiligjore që po i marrin frymën jetës dhe botës intelektuale, shkencore, artistike?

Do t’i imponohet dot ministrja Presidentit të vendit, apo Presidenti do të mbrojë autonominë universitare? Ta shohim!

Do të jetë një test i madh për të parë se ku ndodhemi, çfarë na pret dhe cilat janë strategjitë e aktorëve politikë dhe institucionalë të vendit!”.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika