MENU
klinika

Shkelje në rrjetin elektrik

Shkodra në ‘lupë’, 63 shtetas nën hetim

20.04.2019 - 11:04

63 persona janë vënë nën hetim nga policia pasi janë konstatuar me shkelje në lidhje me furnizimin me energji elektrike në qytetin e Shkodrës.

Përgjatë kontrolleve të ushtruara gjatë dy javëve të fundit, ku janë bërë 1000 kontrolle janë konstatuar 18 raste linjash furnizimi jashtë matjes, 35 raste rilidhjesh të paligjshme, 7 raste furnizimi pa kontratë dhe 3 ndërhyrje në sistemin e matjes.

Mes personave të vënë në hetim janë konsumatorë, mes të cilëve biznese dhe familjarë.