MENU
klinika

"The Lancet"

Dieta ushqimore/ Studimi: Në një vit, 8 mijë vdekje

05.04.2019 - 15:07

Një ndër revistat më prestigjioze mjekësore në botë, “The Lancet” ka dalë në përfundimin se të ushqyerit në mënyrë jo të shëndetshme është përgjegjëse për më shumë vdekje në botë se duhanpirja.

Ndër 195 vendet e marra nën analizë nga ky studim, pjesë është edhe Shqipëria.

Sipas këtij studimi shkencor, Shqipëria rezulton të jetë më mirë sesa vendet e rajonit dhe më keq se Evropa.

Evropa dhe Amerika janë të veçuara nga pjesa tjetër e botës, ndërsa në vendet e varfëra ka norma bindshëm më të larta vdekshmërie si pasojë e kequshqyerjes.

helmimi nga ushqimi-konica.al

Indikatori i vdekjeve nga ushqimi për 100 mijë banorë është i ndarë në 7 nivele.

Ndër këto 7 nivele, Shqipëria figuron në nivelin e 5-të me ngjyrën e verdhë.

Vdekjet që lidhen me dietën ushqimore:

-Numërohen 249 deri në 313 për çdo 100 mijë banorë

Sipas këtyre të dhënave, të ushqyerit keq në Shqipëri vret rreth 8000 njerëz në vit.