MENU
klinika

Detajet

Shtyhet sërish seanca për Balilin, gjykata merr vendim për avokatin

02.04.2019 - 13:29

Sot pritej të lexohej pretenca, por ka dështuar sërish seanca ndaj Kelmend Balilit.

Kjo është seanca e tretë që dështon. Shkak edhe këtë herë u bë mungesa e mbrojtjes.

Seanca u shty për në datën 8 prill, ndërsa avokatit Theodhori Sollaku gjykata i vendosi 10 mijë lekë gjobë.

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 Janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati.

“Anija ushtarake u nis vetëm me 16 refugjatë drejt Shqipërisë”

BIRN: Mediat italiane e konsiderojnë blof testimin e parë të kampit të Gjadrit!

"Sot jam në betejën më të rëndësishme të jetës time!"

Sali Berisha feston 80 vjetorin e lindjes