MENU
klinika

Të dhëna shqetësuese

Si e kalojnë kohën e lirë të rinjtë shqiptarë?

04.04.2019 - 09:07

Duket se çdo ditë që kalon, të rinjtë shqiptarë zgjedhin ta kalojnë kohën e tyre të lirë në mënyra të ndryshme, duke nisur nga kafenetë e tek interneti apo vullnetarizmi në raste të rralla.

Po sa kohë shpenzojnë ata në aktivitete konkrete?

-Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë të rinjt shqiptarë kalojnë 2.3 orë në ditë duke parë Televizor.

-Ndërsa online në internet shpenzojnë 3.9 orë.

-Gjysma e të rinjve e kalojnë kohën në kafene, ndërkohë vetëm 21% e tyre e frekuentojnë kafenetë dhe lokalet me raste.

Faktorët që ndikojnë:

-Një faktor i rëndësishëm është statusi ekonomik i të rinjve
-8% nga grupi më i varfër i të rinjve nuk del asnjëherë

-Një tjetër faktor është gjinia
-Ky faktor përcakton zgjedhjen e aktiviteteve
-Djemtë luajnë videogames, dalin më shpesh ose praktikojnë sporte
-Vajzat më së shumti lexojnë libra

Aktivitetet më të zakonshme:

-Dëgjimi i muzikës, 85% e bëjnë këtë shumë shpesh
-Dalja me miqtë, 70% e bëjnë shumë shpesh
-Shikimi i filmave, 72%
-Relaksimi dhe kalimi i kohës së lirë me familjen, 92% e bëjnë këtë mjaft shpesh

Renditja e aktiviteteve sipas frekuentimit:

-Kafenetë, gjysma e të rinjve e kalojnë shpesh kohën e lirë në këtë aktivitet. 21% e tyre e bëjnë këtë me raste e ndërsa 15% e tyre pohojnë se nuk shkojnë kurrë në kafe e lokale në kohën e tyre të lirë. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të kafeneve për numrin e popullsisë. Vendi ynë ja kalon edhe Spanjës.

Të rinjtë që nuk shkojnë fare ose shkojnë rrallë në lokale i përkasin moshës (14-17 vjeç).

-Leximi i librave, vetëm 1/3 e të rinjve shpenzojnë kohën e lirë rregullisht duke lexuar libra. 19% e tyre e bëjën këtë me raste, 28% lexon shumë rrallë, 22% nuk lexojnë kurrë.

20% e vajzave lexojnë rregullisht, 8% e djemve lexojnë rregullisht. 12% e vajzave nuk lexojnë kurrë, 31% djemve pohojnë se nuk lexojnë kurrë.

-Sporti dhe arti, këtu përmbyset raporti gjinor. Në këtë aktivitet janë djemtë ata që kryesojnë. 46% e tyre praktikojnë sporte, ndërkohë vetëm 28% e vajzave praktikojnë sporte ose ushtrime.
Në përgjithësi 41% e të rinjve shqiptarë nuk ushtrohen fizikisht dhe praktikojnë sporte shumë rrallë ose asnjëherë.

Gjysma e të rinjve shqiptarë nuk merren kurrë me aktivitete krijuese, 17% e tyre e bëjnë këtë gjë shumë rrallë. 12% e tyre e bëjnë me raste dhe 19% e bëjnë shpesh.

Duke qenë se numri i qendrave rinore në Shqipëri është shumë i vogël, edhe për qindja e të rinjve, që shpenzojnë kohë në to është shumë e vogël.

-Vullnetarizmi, Në 2017, 16 për qind e të rinjve u angazhuan vullnetarisht në aktivitete të ndryshme disa herë. Vullnetarët e shpeshtë ishin pak. Në 2014, një grup prej 21 për qind ishin vullnetarë së paku disa herë ndërkohë që shifra ishte po 16 për qind në vitin 2011.

-Shopping-u, Në këtë veprimtari kryesojnë vajzat me 45 për qind, krahasuar me 25 për qind të djemve.

-Interneti, 93 për qind e të rinjve shqiptarë, krahasuar me 85 për qind të tyre në sondazhin e kaluar kanë akses të rregullt në Internet.

1 në 10 të rinj nga grupi me mundësi më të kufizuara ekonomike nuk ka akses në Internet.

Të rinjtë shqiptarë kalojnë një kohë mbresëlënëse online, rreth 3.9 orë në ditë.

Për meshkujt kjo kohë është dhe pak më e madhe tek 4.1 orë në ditë.

Përdorimet më të shpeshta të Internetit janë:

-Rrjetet socia-le (87 për qind e përdorin shumë shpesh për këtë qëllim)
-Komu-nikimi përmes platformave falas si Skype/ Viber (85 për qind i përdorin shumë shpesh), -Dëgjimi i muzikës (70 për qind)
-Ndarja e fotove dhe videove me të tjerët (67 për qind).

Këto ndiqen nga:

-Shkarkimi i filmave (49 për qind);
-marrja e informacionit të duhur për detyrat -projektet e shkollës (48 për qind) dhe lojrat online (38 për qind).

51 për qind e të rinjve e përdorin Internetin për tu informuar dhe për të lexuar lajmet mjaft shpesh.

Rrjetet sociale përdoren gjerësisht nga të rinjtë, të cilët kanë një preferencë në rritje për to. 21 për qind e të rinjve të pyetur thonë se kanë deri në 50 miq në këto rrjete, ndërkohë që 37 për qind thonë se kanë deri në 200 miq dhe, 30 për qind kanë deri në 500 miq nga rrjetet sociale.

Grupi me më shumë sesa 500 miq online përbën 11 për qind të të rinjve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sinjal besimi në rritje

Banka Botërore vlerëson eurobondin

Zhvillim i produktit turistik

BB investon sërish në Gjirokastër