MENU

"Drita jeshile” për grante, kriteret kryesore

Skema, si do shpërndahen 5 mln euro për bujqësinë

23.04.2019 - 11:13

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural hapi zyrtarisht aplikimet për fermerët me qëllim mbështetjen e tyre financiare për zhvillimin e sektorit.

Prioritet do të kenë blegtorët dhe investimet në agro-turizëm. Aplikimet për të përfituar nga këto fonde do të bëhen online në 20 Agropika, 16 Agjenci Rajonale Ekstensionit Bujqësor dhe zyrat e ADISA nga data 23 prill deri më 17 maj 2019.

Krahas dokumenteve të identifikimit, kusht kryesor është që aplikantët të ketë NIPT-in e fermerit Aktiv.

Qeveria ka miratuar kriteret se di do të ndahet fondi i subvencioneve prej 5 milionë eurosh, i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Kështu, afro 4 milionë euro do të përdoren kryesisht për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara, për dorëzimin e qumështit, si dhe për açuge dhe sardele të peshkuara, ndërsa një pjesë do të shkojë për mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

1 milionë euro të tjera do të shkojnë si grante për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit”, dhe do të përdoret për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit. Fondi krahasimisht me një vit më parë është pothuajse 4 herë më i vogël, por qeveria ka parë të arsyeshme që mbështetjen e sektorit bujqësorë ta projektojë përmes programit IPARD II, thirrja e dytë e të cilit pritet të hapet pas disa muajsh.

Nis sot aplikimi

Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shuma prej:

  1. a) 495 000 000 lekësh, në zërin “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), të përdoret për:

– rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara, për dorëzimin e qumështit, si dhe për açuge dhe sardele të peshkuara;

– mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale;

– mbështetjen për Fermën Didaktike Eksperimentale, të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për trajnimin dhe transferimin e njohurive në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural.

  1. b) 125 000 000 lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të huaj” për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit” (llogaria ekonomike 231), të përdoret për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit.
  2. Masat e mbështetjes dhe të financimit të jenë, si më poshtë vijon:
  3. a) Për tufën bazë të matrikulluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 000 lekë/krerë.
  4. b) Dorëzim qumështi lëndë e parë, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë kundrejt faturës tatimore të shitjes, por jo më shumë se 700 000 lekë për subjekt.
  5. c) Mbarështim i bletarisë me 1 000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje, por masa e financimit të jetë jo më shumë se 150 000 lekë për subjekt.

ç) Mbështetje ndaj anijeve të peshkimit me flamur shqiptar, në vlerën 20 (njëzet) lekë/kg për açuge dhe/ose sardele të peshkuara. Pagesa të kryhet kundrejt sasive të tregtuara në stabilimentet shqiptare vetëm për qëllime përpunimi të këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore dhe certifikatë zënieje.

Në rastin kur anijet janë në pronësi ose të marra me qira nga stabilimentet e përpunimit të peshkut, pagesa të kryhet kundrejt sasive të verifikuara me certifikatë zënieje dhe/ose:

fermere-shkoder-konica.al

– faturave të shitjes së produkteve të përpunuara për në tregun vendas;

– të deklaratës doganore për eksportin e prodhimeve të përpunuara.

  1. d) Mbjellje e ullinjve në vlerën 350 000 lekë/ha, për format intensive të kultivimit, dhe në vlerën 250 000 lekë/ha, për format tradicionale. Kur kultivari është autokton masa e financimit shtohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

Sipërfaqja e mbjellë me ullinj për fermerët individualë të jetë jo më pak se 0.2 ha, për grup fermerësh jo më pak se 1 ha, në një bllok të vetëm, për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB) jo më pak se 3 ha. Madhësia e ngastrës të jetë jo më pak se 0.2 ha, kur nuk është në bllok.

Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë të jetë:

– deri në 0.5 ha, me 100% të vlerës për ha;

– mbi 0.5-5 ha (4.5 ha e dytë) të rritet me 25% të vlerës për ha;

– mbi 5.0 -10 ha (5 ha e tretë), të rritet me 50% të vlerës për ha.

Masa e financimit për sipërfaqe të mbjellë, për aplikuesit me status SHBB:

– 3-5 ha, të rritet me 40% të vlerës për ha;

– mbi 5.0 -10 ha (5 ha e dytë), të rritet me 65% të vlerës për ha.

Pagesa për plotësimin e numrit të bimëve në ullishtat e vjetra/degraduara në masën 70 000 lekë/ha.

  1. dh) Përmirësimi i teknikave të ujitjes, nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullinj, jo më shumë se 250 000 lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha.
  2. e) Blerje e makinerive dhe e pajisjeve për vjeljen e ullirit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 lekë për subjekt.

ë) Blerje e makinerive dhe e pajisjeve për prodhimin e vajit të ullirit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 000 000 lekë për subjekt.

  1. f) Mbështetje për ngritjen ose rikonstruk-sionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet të cilët nuk mund të mbështeten nga programi IPARD.

II.g) Mbështetje për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 10 000 000 lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet të cilët nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.

  1. Mbështetje për Fermën Didaktike Eksperimentale (FDE), të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), në vlerën deri në 125 milionë lekë, nëpërmjet transferimit të fondit nga llogaria ekonomike 606 në llogarinë ekonomike 604 “Të tjera transferta të brendshme” për financimin e projekteve.
  2. Përfitues të masave mbështetëse, nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, janë fermerët, personat fizikë, juridikë, SHBB-të dhe UBT-ja.
  3. Kriteret, procedurat dhe mënyra e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
  4. Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2019, të përdoret shuma prej:
  5. a) 83 000 000 lekësh, për pagesën e vlerës së palikuiduar për subjektet e shpallur fituese nga AZHBR-ja, në zbatim të vendimit nr. 72, datë 7.2.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2018”, të ndryshuar;
  6. b) 2 500 000 lekë detyrime, për pagesat e normës së interesave bankare për kontratat e lidhura