MENU

Konfindustria kërkesë Kuvendit

S’keni paguar siguracionin e makinës? Gjoba që do paguani

22.04.2019 - 11:24

Konfindustria deklaron se do t’i kërkojë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në seancë plenare projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor. Kërkesë e njëjtë do të bëhet edhe për Presidentin e Republikës për të mos dekretuar ligjin në rast të miratimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Konfindustria do ti kërkojë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në seancë plenare projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor. Kërkesë e njëjtë do të bëhet edhe për Presidentin e Republikës për të mos dekretuar ligjin në rast të miratimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Disa nga ndryshimet e propozuara në projekt ligj cënojnë interesin publik, janë me tipare të qarta klienteliste të tipit “state capture/kapje e shtetit”, duke rënduar në mënyrë të drejtpërdrejtë financiarisht kostot e biznesit dhe jetesës së qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu, procedurialisht projekt ligji i Kodit Rrugor është kaluar për miratim në Kuvendin e Shqipërisë pa u debatuar me grupet interesit dhe duke shfrytëzuar gjendjen e trazuar politike si edhe funksionimin jo normal të Kuvendit të Shqipërisë. Gjendja bëhet edhe më e rëndë në kushtet kur Gjykata Kushtetuese prej kohësh është praktikisht jofunksionale.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme dhe antikushtetuese, që qytetarët dhe bizneset, të penalizohen në mënyrë automatike deri në 50 mijë lekë gjobë, kur kalojnë 15 ditë pa paguar siguracionin vjetor të detyrueshëm edhe pse mund të jenë në kushtet e mospërdorimit të mjeteve në pronësi.

Një praktikë e tillë e pashëmbullt, që prek zotëruesit e mbi 600 mijë automjeteve në Shqipëri, është e panjohur në vendet e Rajonit, BE dhe më gjerë. Në vendet në fjalë siguracionet e mjeteve motorrike mund të gjenden me kohëzgjatje të shumëllojtë, sipas kërkesave të tregut.

Në tregun shqiptar, me shfaqje të dukshme të grupimeve të tipit “kartel”, siguracionet e detyrueshme të mjeteve gjenden vetëm në afatin kohor 1 vjecar. Penalitetet për zotëruesit e mjeteve mund të shkojnë në vlera prej shumë miliona euro/vit, që do të shkojnë në përfitim të dyfishtë të kompanive të sigurimit.

Së pari, rrisin në mënyrë të padrejtë të ardhurat e operatorëve nga primet e sigurimit të detyrueshëm pavarësisht, nëse mjetet përdoren ose jo nga qytetarët dhe bizneset. Së dyti, shkojnë për të plotësuar detyrimet ligjore financiare në miliona euro, që kompanive e sigurimit nuk kanë derdhur prej vitesh në Byronë e Sigurimeve.

Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë përgjegjësinë e ekzekutivit dhe sidomos Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare/AMF si institucion në varësi të drejtpërdrejtë të tij, për cmimet e larta, mungesën e llojeve të produkteve, problematikat e pagesave të siguracioneve, etj.

Problematikat e mësiperme janë pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së konkurencës dhe gjendjes së organizimeve të tipit “kartelit” në tregun e sigurimeve, të vërejtur edhe nga Autoriteti i Konkurencës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN