MENU
klinika

Udhëzimi nga Mbikëqyrja Financiare

Si ndryshon siguracioni i makinës dhe kur ju rimbursohet tarifa?

07.04.2019 - 12:41

Zbatimi i sistemit të ri të siguracionit të makinave nisi nga 1 prilli i këtij viti.

Deri në hyrjen në fuqi të ligjit, që do të jetë 1 prilli i vitit 2020, shoferëve të makinave do t’i mbahet historiku i të dhënave të dëmeve.

Zbardhet i plotë udhëzimi i miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si dhe është botuar tabela e përcaktimit të klasave të dëmit që do të jetë detyrim afishimi për çdo kompani, në mënyrë që të njihet nga qytetarët. Udhëzimi përcakton që shoferët të ndahen në 18 kategori të ndryshme.

Klasa hyrëse, pra, klasa që u jepet të siguruarve që nuk kanë historik në bazën e të dhënave, do të jetë do të jetë klasa e 13-të, për vitin e parë të vënies në zbatim të sistemit bonus-malus.

Udhëzimi përcakton edhe sesi do të jetë lëvizja e drejtuesve të makinave gjatë këtij viti për rastet kur kryejnë aksidente dhe e kundërta.

Kjo gjë do të sjellë: “Sistemi bonus-malus për kontratat e sigurimit të detyrueshëm motorik MTPL do të përdoret sipas algoritmit të mëposhtëm që në mënyrë të përmbledhur konsiston në: uljen e klasës së riskut me një klasë në rastet e të siguruarit që nuk shkakton asnjë dëm gjatë vitit të kontratës; rritjen e klasës së riskut me 2 klasë nëse i siguruari bën një dëm gjatë vitit të kontratës; 5 klasë nëse bën dy dëme etj.”, thuhet në udhëzim. Kjo do të sjellë ulje të çmimit 50 për qind kur nuk kryhen aksidente dhe rritje 2 herë të çmimit nëse një shofer kryen aksident.

Në rast se një drejtues shet mjetin e tij apo makina ka dalë jashtë përdorimi ose çregjistrimit nga Regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPShTRr), të siguruarit i njihet e drejta e rimbursimit për pjesën e primit të paguar dhe të papërdorur si pasojë e skadimit të rrezikut të siguruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis nga 1 prilli bonus-malus

Ndryshon çmimi i siguracionit të makinave