MENU
klinika

Axhenda

Sot seanca plenare, cili është plani i opozitës së bashkuar?

18.04.2019 - 09:15

Ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës parlamentare. Paralelisht me të pritet të zhvillohet protesta e opozitës.

Mësohet se para Parlamentit do të protestojnë vetëm të rinjtë e FRPD-së.

Në orën 12:00, kryedemokrati Basha do të mbledhë Kryesinë e Partisë Demokratike.

sander lleshaj-konica.al
sander lleshaj-konica.al

Kujtojmë se gjatë seancës plenare është parashikuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është thirrur nga 11 deputetë të ‘opozitës së re’.

Grupi i deputetëve opozitarë në Parlament, do të kërkojnë sqarime lidhur me grabitjen e bujshme në aeroportin ‘Nënë Tereza.