MENU
klinika

Video

“Star Wars 9”, mbërrijnë pamjet e para

15.04.2019 - 11:49

“Star Wars: The Rise of Skywalker”: është  traileri i kapitullit të nëntë lançuar nga “Disney” dhe “Lucasfilm”.

Kështu zbulohet edhe  titulli i këtij projekti.

“Star Wars 9” do të përfundojë trilogjinë e re të sagës të krijuar nga George Lucas, duke u përqendruar tek beteja finale mes Urdhrit të Parë, të drejtuar nga Lideri Suprem Kylo Ren dhe Rezistencës, që përfshin Jedi Rey, Finn dhe pilotin kurajoz Poe Dameron.

“Star Wars ” është një mit i zhanrit Science fiction, film serial krijuar nga regjisori, producenti dhe autori George Lucas. “Star Wars” përshkruan aventurat e karaktereve të ndryshme në një kohë më të hershme në një galaktikë të largët, dhe me fokus kryesor rritjen, rënien dhe trashëgiminë e Anakin Skywalker.

Kujtojmë se filmi i parë i këtj seriali e pati premierën më 25 maj 1977 dhe u prezantua për herëtë parë nga “20th Century Fox” dhe u bë shpejë një fenomen i kulturës pop në mbarë botën.

Ai u pasua nga filmat e suksesshëm The Empire Strikes Back (1980) dhe Return of the Jedi (1983). Këto tre filma përbëjnë trilogjinë origjinale të Star Wars.

Në vitin 2012, kompania Disney anoncoi tre filma të rinj “Star Wars”. Filmi i parë i trilogjisë së re, Star Wars: The Force Awakens premierën botërore e pati më 18 dhjetor 2015.

Walt Disney Studios zotëron të drejtat e shpërndarjes dixhitale për të gjitha filmat e Star Wars, duke përjashtuar filmin A New Hope.