MENU

Reagimi

Sulmet në Sri Lanka/ Basha: Akte mostruoze kundër bashkëjetesës fetare

21.04.2019 - 22:33

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas sulmit terrorist të ndodhur në 3 kisha dhe tre hotele në Sri Lanka.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha e quan sulmin e ndodhur për Pashkë, akt monstruoz, kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Dënoj ashpërsisht sulmet terroriste në #SriLanka që morën qindra jetë të pafajshme.

Lutjet dhe mendimet e mija shkojnë tek viktimat dhe të lënduarit nga këto akte monstruoze urrejtje kundër lirisë dhe dinjitetit njerëzor, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare”, shkruan kryedemokrati.