MENU
klinika

Antikonformisti Daniel (De)Foe

“Të gjithë njerëzit do të ishin tiranë po të mundeshin”

24.04.2019 - 15:00

Daniel Foe i njohur si Daniel Defoe (1660 -1731), babai i kryeveprës “Robinson Kruzo”, arriti të krijojë një karakter sipas personalitetit vetjak, atë të një aventurieri, një njeri me shumë aspekte. Shkrimtari anglez ishte gjithashtu gazetar, aventurier, agjent, biznesmen dhe politikan.

Daniel Defoe, autori veprës sa mitike, aq edhe të pazakontë. Autori i “traktateve më të lumtura të edukimit natyror”, siç e quan Ruso. Danieli e quajti veten “Defoe”, ndoshta duke ringjallur një variant të ish emrit të origjinës së familjes. Si një antikonforomist, babai Xhejms nuk mund ta dërgonte të birin në Universitetin e Oksfordit ose në Kembrixh; ai e dërgoi atë në akademinë e shkëlqyer protestante në Newington Green, duke ia besuar atë Reverend Charles Morton. Atje Defoe mori një edukim tejet rigoroz dhe, sigurisht, më të gjerë se sa do të kishte marrë në një universitet anglez. Morton ishte një mësues i admirueshëm, më vonë qartësia, thjeshtësia dhe zhdërvjelltësia e stilit në të shkruar, sikurse edhe oratoria e tij karakteristike, mund të kenë ndikuar në formimin e stilit letrar të Defoe.

 

 

Po ashtu, mbetet një nga katër shkrimtarët më popullorë dhe themelues i romanit anglez. Defoe ka shkruar gjithashtu shumë trakte politike, të cilat i kanë shkaktuar shqetësime autoriteteve angleze, si ndëshkim i të cilave ka qenë burgosja njëfarë kohe. Anëtar i partisë së “Whigs” dhe e “Jo-konformistëve”, përmes pamfletevetë tij të helmëta  ai lufton qeverinë jopopullore të Zhak II të Anglisë, madje përgatit me gjithë fuqinë  e tij revolucionin e vitit 1688. Por, nën mbretërimin jotolerant të mbretëreshës Anne, ai u procesua në 1704 në shtyllën e ndëshkimit dhe u burgos, pë faktin se kishte shkruar kundër padrejtësisë së kishës anglikane.

Sapo Defoe rifitoi lirinë, Robert Harley, konti i Oksfordit dhe kryetar i Komunës, verën e vitit 1704 e dërgoi anekënd vendit me pseudonimin Alexander Goldsmith. Dy vjet më vonë, Harley i besoi detyrën e rëndësishme për të punuar për bashkimin e Skocisë dhe Anglisë. I duhej të shkonte në Edinburg, për të përgatitur negociatat për bashkimin e parlamentarëve anglezë dhe skocezë. Defoe, një prezbiterian si shumica e skocezëve, shpejt bëhet “mik i Skocisë” dhe del fitimtar në këtë mision. Misionet të tjera do t’i besoheshin më pas si agjent sekret. Është pikërisht ai, që në vitin 1717, do të paralajmërojë ministrin Townshend për rrezikun e një kryengritje, në të cilën ishte e implikuar edhe Suedia. Megjithëse, pamfletet ishin ato që e turpëruan sërish, ndaj, i pështirosur nga politika, filloi të merrej vetëm me letërsi.

Njëherësh, ai ishte pionier i gazetarisë ekonomike dhe biznesit. Kujtuar mbi të gjitha për kryeveprën e tij “Robinson Kruzo”, një vepër që është bërë pjesë e imagjinatës së zakonshme, Daniel Defoe është konsideruar nga studiuesit e letërsisë shpikësi i zhanrit të romanit modern.

 

 

Tek “Robinson Kruzo” tregon historinë e një të mbijetuari anijeje në një ishull të shkretë. Frymëzuar nga aventura e Alexander Selkirk, një marinar skocez zbarkuar në ishullin e pabanuar të Mas në Tierra (arkipelagu Juan Fernandez), ku mbijetoi nga 1704 në 1709.

Një njeri me shumë talente dhe autor i një numri të jashtëzakonshëm veprash, Defoe mbetet në shumë mënyra një figurë enigmatike. Një burrë që ka bërë shumë armiq, ai është akuzuar për sjellje të dyfishtë, për sjellje të pandershme ose të paqëndrueshme, për vrasje. Sigurisht, në politikë ai shërbeu si “Antikonformist” dhe “Whig”; veproi si një agjent sekret për antikonformistët, më vonë u shërbeu “Whigs” duke “infiltruar” revistat ekstremiste të kundërshtarëve, edhe pse disi të zbutura. Gjithsesi, Defoe gjithmonë pretendonte, se fundi justifikoi mjetet, madje parë nga një këndvështrim më simpatik mund ta shohim atë për atë që ai gjithmonë pretendonte të ishte, një kampion i paqëndrueshëm i përkorës. Në moshën 59 vjeç, Defoe u angazhua kryekëput në të ashtuquajturën thuajse karrierë të re, duke prodhuar me “Robinson Kruzo”, një seri të mrekullueshme romanesh dhe shkrimesh të tjera imagjinare.

Ka shkruar ndër të tjera: “Koloneli Xhek”, “Kapiten Singëllton”, “Moll Flanders”, “Roksana”, “Kujtimet e një kavalieri” etj.

Gjatë viteve të fundit të Defoes, u hodhën dyshime e polemika ligjore për lidhje dyshuar për pagesa të papaguara, madje mendohet se ai vdiq duke u fshehur nga kreditorët e vet. Karakteri i tij “Moll Flanders”, përshpirtur në burgun e Newgate, flet për varfërinë si “një spektër i frikshëm”, temë e cila përshkon shumë nga librat e tij. Vdiq më 24 prill 1731.

 

“Të gjithë njerëzit do të ishin tiranë po të mundeshin”.

“Të gjithë njerëzit kanë lindur rebelë, banditë, hajdutë dhe vrasës. Pa fuqinë kufizuese të Perëndisë, asgjë nuk do na pengonte të tregoheshin se kush jemi në të vërtetë, në çfarëdolloj rrethane”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse u shkishërua?

Babai i komedisë franceze


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit