MENU
klinika

Studimi

Të rinjtë shqiptarë harxhojnë shumë kohë në lokale dhe internet

07.04.2019 - 22:12

Të rinjtë shqiptarë e shpenzojnë kohën në lokale dhe para telefonit. Sipas një studimi të fondacionit Friedrich Ebert, 93% e të rinjve kane askese të rregullt në internet dhe harxhojnë afro 4 kohë gjatë ditës mbi telefona.

Orët e gjata në lokale dhe para telefonit u rrëmbejnë shumicën e kohës të rinjve shqiptarë.

Ata harxhojnë çdo ditë rreth 4 orë online dhe 2 orë e gjysmë para televizorit.

Por vendin kryesor të shpenzimit të kohës e zënë kafenetë ku të rinjtë kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës. Larg punës dhe aktivitetit fizik.

Sa i përket librave, janë vajzat ato që lexojnë më tepër. 20% e tyre sipas studimit i kushtojnë kohë librave rregullisht ndërsa 31% e djemve të pyetur thonë se nuk lexojnë asnjëherë.

Sa i përket aktiviteteve sportive djemtë renditen në krye. Afro 46% e tyre praktikojnë sporte apo ushtrime të ndryshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN