MENU
klinika

Paralajmërohen protestuesit

Tensione në protestën e opozitës, sulmohet policia

03.04.2019 - 11:48

Protesta e opozitës para Kuvendit, vijon të shoqërohet me përplasje dhe trazira.

Protestuesit kanë bërë disa tentativa për të thyer kordonin e policisë. Sipas informacioneve, protestuesit tentojnë të hedhin flakadanë në drejtim të policisë.

Policia nga ana tjetër kërkon nga demostruesit të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë, ndërsa nuk mungojnë edhe paralajmërimet për dënime.

“Te nderuar qytetare . Ruani gjakftosine. Ruani qetesine. Mos hidhni kapsolla ne drejtim te punonjesve te policise. Mos u perplasni me punonjesit e policise. Te nderuar organizatore te protestes. Merrni masa te menjehereshme qe protestuesit qe kane mbuluar fytyren me shall e maska ose te zbulojne fytyren ose t’i largoni menjehere nga protesta. Sipas ligjit per tubimet mbulimi i fytyres denohet deri ne 6 muaj burg. Ju si organizatore te tubimit mbani pergjegjesi ligjore per mbarevajten e tubimit”, njofton policia.