MENU
klinika

Këshilla ushqimore

Tiroidet, ushqimet që duhet të konsumoni për t’i kuruar

12.04.2019 - 20:06

Për të ndihmuar në një funksionim më të mirë të tiroides duhen konsumuar disa ushqime.

Ekspertët në fushën e shëndetësisë rekomandojnë disa ushqimet që ndihmojnë në mirëfunksionimin e tiroides.

Produktet e detit
Peshku, gocat e detit, karkalecat janë burime të mira të jodit. Ju keni nevojë për jod për një tiroide të shëndetshme, megjithatë duhet të shmangni ushqimet e pasura me shumë jod, si algat e detit.

Frutat e thata
Fistikët, bajamet dhe farat e kungullit janë burime të mira të hekurit. Arrat ndihmojnë tiroiden në dy mënyra. Nuk janë vetëm një burim i mirë i hekurit, por janë gjithashtu të pasur në selen, një mineral që ndihmon tiroiden. Me vetëm një grusht në ditë nga këto fruta të thata do të mund të merrni dozën e nevojshme të selenit.

Jeshillëqet
Spinaqi, sallata dhe perimet e tjera të gjelbra janë burime të mira të magnezit, një mineral që luan një rol të rëndësishëm në organizëm. Lodhja, ngërçet muskulore dhe ndryshimet në rrahjet e zemrës mund të jenë shenja të mungesës së këtij minerali.

Kripë
Tiroidja ka nevojë për jod që të funksionojë siç duhet. Shumë njerëz e marrin këtë element nga dieta, zakonisht nëpërmjet peshkut dhe produkteve të bulmetit. Sigurohuni të përdorni kripë të jonizuar në shtëpi. Mund ta kuptoni nga etiketa.