MENU
klinika

Përfaqësuesit në NATO

“Trupa diplomatike” sa shkon rroga e ambasadorëve

15.04.2019 - 19:11

Qeveria ka miratuar pagat e reja për “trupën diplomatike”.

Përfaqësuesit e Shqipërisë nëpër botë marrin paga nga 1680 euro, që është rroga e ambasadorit duke zbritur në 570 euro që është rroga e Atashehut.

Struktura e re e pagave shtrin efektet financiar nga 1 prilli i këtij vit do të aplikohet për gjithë personilin që shërben jashtë vendit.

Vendimi i qeverisë, të cilit i referohen edhe tabelat për ccdo përfitues në vijim përcakton pagat dhe shtesave mbi pagë të punonjësve të përfaqësive diplomatike të republikës së Shqipërisë në shtete të huaja, të atasheve ushtarakë të forcave të armatosura të republikës së shqipërisë dhe personelit civil të ministrisë së mbrojtjes që shërbejnë në përfaqësitë ushtarake të republikës së shqipërisë pranë Nato-s, në organizatat ndërkombëtare dhe në shtabet ushtarake ndërkombëtare.

Përfitues të rritjes së pagave janë edhe punonjësit shqiptarë për kohën që shërbejnë si nëpunës ndërlidhës pranë qendrës seci, të punonjësve shqiptarë për kohën që shërbejnë si oficerë kontakti, pranë ministrive të brendshme homologe të shteteve të ndryshme të atashuar në përfaqësitë diplomatike të republikës së shqipërisë dhe të punonjësve të sekretariatit të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural për kohën që shërbejnë si përfaqësues të kësaj ministrie pranë misionit të republikës së shqipërisë në bruksel, të ndryshuar.

Qeveria ka parashikuar që efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2019, të përballohen: – për Ministrinë e Mbrojtjes, nga fondet e miratuara për këtë sistem për paga dhe sigurime shoqërore, si dhe nga fondet për politikat e reja të pagave, të miratuara në ligjin nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”; për të gjitha parashikimet e tjera, nga fondet e miratuara në ligjin nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, për politikat e reja të pagave.