Gjatë ditës së sotme aleatët e Bashës do të takohen me presidentin Meta.
Kujtojmë që dje në një deklaratë të përbashkët për mediat, partitë e vogla kërkuan tryezë dialogu me Ramën për të zgjidhur situatën.
Takimi do të mbahet sot në orën 11:00, pjesë e të cilit do të jenë Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Nard Ndoka i PDK, Vangjel Dule i PBDNJ, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PPA-së.
Pesë aleatët e qendrës së djathtë kërkuan ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta, BE-së dhe OSBE-së, mes mazhorancës dhe opozitës për zgjidhjen e ngërçit politik.
Ndërkohë pas propozimit të platformës nga partitë e vogla, reagoi edhe kryedemokrati Basha, i cili tha se nuk ka asnjë mospërputhje mes PD-së dhe partive të koalicionit opozitar.