MENU
klinika

Vendimi

Tubimi i opozitës/ Gjykata lë në burg dy protestues

04.04.2019 - 13:30

Protestuesit e opozitës të cilët u shoqëruan më 16 mars janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë.

Mariglen Doci dhe Dorjan Protoduari kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa shtetasve Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Emilajno Mustafa dhe Ermir Bruka u është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Familjarët së bashku me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun kanë ankimuar masat.

Për pesë protestues të tjerë nuk është caktuar masa e sigurisë. Ata janë; Ilir Hamedani, Ferit Dankshi , Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi.