01.04.2019 - 10:11
Në krye të Prokurorisë së Lushnjes është caktuar Arben Dyla.
Emërimi i Dylës u miratua nga KLP me 7 vota “pro”.
Më herët, Arben Dyla ka shërbyer si Prokuror në Mat, i cili ka shoqëruar në Rripë ekspertët e Gjykatës së Hagës.
Në punën e tij si prokuror i Matit, ai kishte hetuar edhe rastin e diskutuar të të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, duke hedhur poshtë pretendimet për trafik organesh në atë vend.