MENU
klinika

Kryeplaku tregon bisedën me burrin

Vdekja e 53-vjeçares, fqinjët e gjetën mbuluar me gjak

30.04.2019 - 12:17

Antoneta Hoxha është 53-vjeçarja e cila u gjet pa jetë ditën e sotme në fshatin Vagalat të Memaliajt.

Viktima u gjet me dëmtime të mëdha në kokë, në katin e dytë të banesës së saj. Ndërkohë, rrethanat e ngjarjes vijojnë të jenë mister dhe po punohet për zbardhjen e tyre.

Deri më tani në polici është shoqëruar bashkëshorti i 53-vjeçares, Skënder Hoxha.

Megjithatë fqinjët janë shprehur se ata nuk kishin konflite. Ata thanë për mediat se viktimën e kanë gjetur me plagë të mëdha në kokë dhe të mbuluar nga gjaku.

Ndërsa mbetet mister autori dhe shkaku që çoi 53-vjeçaren drejtfundit tragjik.

Çifti kanë 4 fëmijë, një djalë dhe tre vajza.

Ndërkohë kryeplaku i fshatit, Hodo Hoxha, personi që njoftoi policinë ka treguar prononcoi për ABC News, se e ka gjetur viktimën të mbuluar me gjak.

Hoxha tha se e kishte lajmëruar burri i 53-vjeçares për ngjarjen e rëndë. Ai pohoi gjithashtu se çifti  nuk kishte patur probleme më herët.

Kryeplaku tha : “Unë i lajmërova të policisë. Pasi erdhëm ne, në orën 4 erdhi  i shoqi në shtëpi dhe tha: Hajde se ka vdekur Neta. U ngritëm me gruan vajtëm aty dhe e pamë. Çfarë të shikosh,e ishte e mbuluar  gjaku. Mos e kapni me dorë -tha burri i saj, se e kanë vrarë. Kaq na tha.

Nuk e di nëse e ka vrarë ai. Ai na tha që e kanë vrarë. Nuk dimë të kishin probleme. Kishin një djalë dhe tre vajza. Vajzat i ka të martuara të dyja në Greqi, njërën e ka në Tiranë. Kur erdha unë në orën katër ishte gjaku ngrirë. Ishte çarë këtu te balli me sende të forta“.

Antoneta Hoxha u gjet e vdekur nga familjarët jo shumë larg shtëpisë. Sipas informacioneve të deritanishme nga policia po hetohet për një vrasje të mundshme. Për këtë po merret në pyetje bashkëshorti i saj Skënder Hoxha.